Nëse Unitedi nuk e arrin Ligën e Kampioneve, largohet Ronaldo

19 janar 2022 | 13:15

Nëse Manchester United nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, largimi i Cristiano Ronaldos duket i pashmangshëm.

I pakënaqur në fushë, i pasigurt për drejtimin që ka marrë klubi i Unitedit, Ronaldo kërkoi një takim mes përfaqësuesve të tij dhe Richard Arnold, i cili do të mbajë rolin e menaxherit të përgjithshëm të United nga 1 shkurti.

Tema kryesore e takimit është e ardhmja e Ronaldos, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në verën e vitit 2023. Sulmuesi portugez ka deklaruar shpesh se kërkon të jetë në nivele të larta 40 vjeç, por pak mundësi ka që ai të vijojë te Manchester United, pavarësisht se ai në nivelin personal është mirë me 14 gola dhe 3 asistime në 22 ndeshje me “Djajtë e Kuq”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, i dërguari i posaçëm i…