Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Feronikeli – TNS-ja

14 korrik 2019 | 15:11

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli e pret skuadrën nga Uellsi, The New Saints, për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ndeshja do të zhvillohet të martën, me fillim prej orës 20:45. Biletat për ndeshjen, Feronikeli – The New Saints, do të dalin në shitje të hënën, prej orës 10:00 – 18:00.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka vendosur që të dhurojë 3000 bileta falas, për të gjithë ata që duan të jenë në stadium. Biletat falas do të jepen të martën, prej orës 09:00 – 12:00, në pikat shitëse të lartcekura dhe do të jepet vetëm një biletë për person.

Këto janë pikat e shitjes së biletave:

Prishtinë: Dy pika, në stadiumin “Fadil Vokrri”
Drenas: Një pikë në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe një pikë në “Restaurant Dijamant”
Komoran: Një pikë në “Restaurant Dijamant”

Çmimet e biletave janë këto:

Veri dhe Jug: 3 Euro
Lindje: 5 Euro
Perëndim: 10 Euro
VIP: 15 Euro

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët që kanë probleme shëndetësore me zemër nuk do të…