Nesër dalin në shitje biletat

27 nëntor 2021 | 14:21

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, biletat për ndeshjen Kosovë-Danimarkë do të dalin në shitje të dielën (nesër)

Biletat do të shiten para New Born nga ora 16:00 dhe kushtojnë 3 euro.

Për shkak të numrit masave anti-Covid, do të dalin në shitje vetëm 100 bileta, kurse të gjithë shikuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinës.

Të gjithë në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të respektojnë rregullat anti-Covid.
Për shkak të protokolleve nga FIBA, mysafirët dhe tifozët do të vendosen në tribuna dhe nuk do të ketë afër parketit.

Ndeshja Kosovë-Danimarkë do të zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Takimi është i vlefshëm për kualifikueset e FIBA Eurobasket 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nxënës që mbeti i plagosur nga të shtënat në…