Nesër debatohet në Parlamentin Evropian mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi

08 shkurt 2023 | 16:15

Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian nesër (e enjte) do të diskutojë për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç është raportuar, aty do të ripërsëritet edhe një herë mbështetja e plotë ndaj të dërguarit special të BE-së për dialogun në mes të dyja vendeve, Miroslav Lajçak.

Më tutje, aty pritet që Prishtinës dhe Beogradit t’i kërkesë bëhet që të punojnë në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Edhe Kosovës edhe Serbisë do t’i bëhet thirrje që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike ka ngjallur…