Nesër detajet e biletave për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

21 qershor 2019 | 20:31

Për shkak të rëndësisë së madhe që ka gara më e madhe për klube, Champions League, kërkesa për tu pajisur me biletë, sidomos për takimin Feronikeli – Lincoln Red Imps, është jashtëzakonisht e madhe.

Gjatë ditës së shtunë, do të dalin detajet se ku do të shiten biletat për ndeshjen e parë, Tre Penne – FC Santa Coloma dhe për kryendeshjen e së martës, KF Feronikeli – Lincoln Red Imps.

Takimet zhvillohen më 25 qershor, në stadiumin e kryeqytetit, në “Fadil Vokrri”.

Tre Penne – FC Santa Coloma fillon prej orës 15:00, ndërsa KF Feronikeli – Lincoln Red Imps fillon prej orës 20:45.

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të një “mini-turneu”, të fazës preliminare të Champions League, ndërsa fituesit e këtyre dy sfidave, ndeshen në finale mes vete.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për banorët e hemisferës veriore të Tokës vera sot nisi…