Nesër dezinfektohen rrugët dhe hapësirat publike në kryeqytet

07 prill 2020 | 20:16

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër fillon me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë.

“Aksioni do të realizohet në dy mënyra: Duke bërë larjen e thellë të rrugëve me cisterna, si herën e parë. Fillojmë me rrugët parësore dhe vazhdojmë me kategoritë tjera. Duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave etj.) përmes pompave të krahut”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi, ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19. “Qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet”, thuhet më tutje në këtë njoftim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besnik Krasniqi: Si rezultat i situatës së krijuar nga…