Nesër do të mbahet stërvitja shkollore për mbrojtjen nga tërmetet në Mitrovicë

01 maj 2019 | 14:19

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Nehat Bahtiri, është takuar me përfaqësuesit e shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune, ku të pranishëm ishin Gani Rama, drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, Hamit Beqiri, drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” dhe Rasim Ujkani, drejtor i Shkollës Fillore “Harun Beka”, me të cilët është diskutuar lidhur me trajnimin simulativ për vetëdijesimin dhe mbrojtjen e nxënësve nga tërmetet.

Qëllimi i këtij trajnimi do të jetë sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve se si duhet të sillen dhe të mbrohen nga të gjitha rreziqet e mundshme, qofshin ato natyrore apo të shkaktuara nga faktori njeri.

Ky trajnim simulativ do mbahet  nesër (e enjte), duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 14:00 në hapësirën e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Xheladin Deda”.

Pjesëmarrëse në ketë trajnim do të jenë 21 shkolla nga kjo komunë me 450 nxënës, të përzgjedhur nga vet drejtorët e këtyre shkollave.

Gjatë këtij takimi të gjithë përfaqësuesit e shkollave kanë thënë se do të angazhohen me përkushtim të madh, në mënyrë që mbarëvajtja e këtij trajnimi të jetë në nivel sa më të mirë, për shkak se është në interes për të gjithë nxënësit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë muajit prill 2019 ka ngritur…