Nesër fillon furnizimi me material mbrojtës për punëtorët shëndetësorë

30 mars 2020 | 14:21

Përfaqësuesit nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se sot kanë pasur takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sekretarin e përgjithshëm, Naim Bardiqi si dhe këshilltarin e ministrit Vitia, Mirsad Shkreta.

Në këtë takim është diskutuar kërkesa e FSShK-së për pajisje të punëtorëve shëndetësore me pajisje personale mbrojtëse me qëllim të ruajtës së shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve shëndetësor të cilët janë në vijën e parë të frontit ndaj luftës me Covid-19.

Nga ky takim përfaqësuesit e FSShK-së kanë marrë zotime se nga nesër ( e martë) do të fillohet furnizimi në të gjitha institucionet shëndetësore me material mbrojtës për punëtorët shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi i njohur Dastid Pallaska ka reaguar ndaj dekleratave dhunënxitëse…