Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Angli – Kosovë

18 qershor 2019 | 17:01

Ndonëse ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar FFK-në se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike.

Kësisoj, shitja e biletave do të fillojë nesër (më 19 qershor), derisa çdo person ka të drejtë të blejë deri në 5 bileta. Çmimi i biletës është 35 funta.

Ndeshja Angli – Kosovë, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Biletat mund të blihen online në linkun e mposhtëm, të cilin e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit. https://ticketing.thefa.com/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër (e mërkurë) do të…