Nesër lëshohen patentëshoferët me dizajn të ri

28 shkurt 2018 | 15:30

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nesër (e enjte), në orë 13:00, do të fillojë me lëshimin zyrtar të patentëshoferëve me dizajn të ri.

“Gjatë kësaj ceremonie, ministri i Punëve të Brendshme,Flamur Sefaj, do të pajisë disa qytetarë të Republikës së Kosovës me patentëshoferët e rinj”, është thënë në njoftimin e MPB-së.

Ceremonia do të mbahet në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Likoshanit dhe Çirezit.…