Nesër mbahet Festivali i XVIII i poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare në diasporë

28 tetor 2022 | 12:43

Nga Astrit Gashi, Suedi

Nesër duke filluar nga ora 16:00 në shtëpinë e kulturës (Rådhuset) në Malmö të Suedisë mbahet festivali XVIII i poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare në diasporë.

Eventi mbahet në sallën atraktive, nga shekulli I XV – të “Landstingssalen” – Rådhuset – Stortorget 2 i organizuar nga Unioni i Shoqatave shqiptare në Suedi.

Me këtë rast fillojnë dhe aktivitetet për kremtimin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Për të festuar këtë vit jubilar Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi u përkujdes që këtë organizim të mbajë pikërisht në ndërtesën e ngritur në 1546.

Në këtë ndërtesë, gjinden disa salla por ato më madhështore janë, salla me emrin “Knutssalen” dhe “Landstingsalen”. Festivali i poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare në diasporë, sivjet do të mbahet pikërisht në këtë sallë “ Landstingsalen”.

Sivjet në Festival, ardhjen e kanë konfirmuar shumë poetë/te, kompozitorë, këngëtarë opere si dhe personalitete të kulturës dhe politikës, si Carina Nilsson, kryetare e Komunës së Malmës.

Do të përformojnë shumë poetë/te, më punimet e tyre më të reja si dhe kompozitorë, si Zeqirja Ballata, Kreshnik Alickaj, Bashkim Shehu, Gjon Gjevelekaj, Ahmet Bella, Rahmi Ymeri, Cesk Zadeja, Prenk Jakova, Sami Pira, Shaban Ratkoceri. Sivjet do të keni rastin të dëgjoni zërat më të bukur të Operës suedeze dhe asaj Kosovare.

Më këtë rast do të promovohet dhe libri i Dr. Sc. Salihe Salihut “Sovraniteti dhe Legjitimiteti i shtetit të Kosovës” libër i cili vlen të përkthehet dhe në gjuhën suedeze. Si dhe do të prezantohen botimet e reja të autorëve të diasporës!

Organizatorët e festivalit Ahmet Bella, sekr. org.
Sadulla Zendeli-daja, kryetar
Muzikolog/komp si dhe Ideator dhe nismëtar i këtij festivali shtrojnë dhe një darkë solemne për të gjithë ata që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për kaosin e tollovinë e shkaktuar në kryeqytet pas testimit…