Nesër mbahet kongresi i PS-së, Veliaj do të rishpallet kandidat për kryetar të Tiranës

22 mars 2019 | 17:04

Socialistët janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitje për kongresin e tyre që nis paraditen e kësaj të shtune me moton “Bashkitë që Duam për Shqipërinë që Duam”.

I gjithë ky kongres do të jetë me karakter zgjedhor, për vetë kohën kur mbahet tre muaj nga lokalet e 30 qershorit.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, do ta hapë kongresin në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 2000 delegatë për të vijuar me një raport të zëvendëskryeministrit Erjon Braçe për bashkëqeverisjes me njerëzit, pasuar me një prezantim nga ministrat Çuçi, Balluku, Manastriliu, Shanini, Klosi dhe Margariti të Punës së Qeverisë për Bashkitë që Duam, në çdo qark.

Kryebashkiakët Subashi, Filo, Leli, Bufi do t’i drejtohen kongresit me një fjalë të posaçme sikurse edhe Pjerin Ndreu, kandidat për bashkinë e Lezhës dhe Gledian Llatja për atë të Elbasanit.

Në pjesën e dytë të kongresit, “Top Channel” ka mësuar se kryebashkiaku Erjon Veliaj do të prezantojë listën e këshilltarëve të PS për anëtarë të këshillit bashkiak Tiranë e më pas rreth orës 12:30 kreu i socialistëve, Edi Rama do t’i drejtohet kongresit me një fjalë.

Ndërsa pjesa e tretë e kongresit i është dedikuar diskutimeve për kodin zgjedhor nga ku me interes priten diskutimet dhe qëndrimet e socialistëve për votën e emigrantëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heroi i kombit, Asllan Fazliu, është përkujtuar të premten në…