Nesër mbahet testi i fazës së parë “Eureka 5”

15 dhjetor 2017 | 13:18

Gjimnazi “Hasan Nahi” në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Inteligjencës “Eureka 5”.

Nesër (e shtunë) në orën 11:00 do të mbahet në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën.

Gara “Eureka 5” sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës.

Në mesin e 2000 nxënësve do të përzgjidhen 250 finalistë, të cilët do të garojnë në fazën finale të garës Eureka e cila do të mbahet më 17 mars 2018, ora: 11:00 në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë.

“Qëllimi dhe synimi i organizimit të kësaj gare është që të gjithë bashkërisht t’i dalim për zot brezit të ri të vendit tonë duke i inkurajuar dhe motivuar për dijen dhe shkencën dhe njëkohësisht duke rritur cilësinë e arsimit ku llogaritet si investim më i mirë për një të ardhme më të ndritur dhe sigurt për atdheun tonë”, ka thënë drejtori i Gjimnazit “Hasan Nahi”, Bashkim Çmega.

Për komunën e Prishtinës testi i “Eurekës” do të mbahet në orën 11:00 në shkollën “Faik Konica” në Qendër të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në aeroportin e Shkupit sot në mëngjes janë anuluar të…