Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

17 maj 2020 | 23:12

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër (e hënë) do të zhvillojë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 11:00.

Zyra për informim e Kuvendit ka njoftuar se për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, në këtë mbledhje nuk do të ketë prezencë të mediave.

“Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për media”, është bërë me dije në njoftimin për media.

Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
3. Të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy dekadave, po kthehet prapë në vendin e njëjtë.…