Nesër në Prizren nisin inspektimet për respektimin e Ligjit për Duhanin

30 maj 2021 | 16:16

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se më 31 maj (e hënë) me rastin e Ditës Botërore Kundër Duhanit do të organizojë inspektime në kuadër të respektimit të Ligjit 04/L-156, për Kontrollin e Duhanit dhe udhëzimit administrativ 09/2015 për mjediset pa tym duhani dhe vendosjen e shenjave për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat e mbyllura.

Drejtoria e Inspektorateve ka theksuar se ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e bizneseve dhe qytetarëve për respektimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së…