Nesër protestë para Kuvendit, do të kërkohet votimi i demarkacionit

22 shkurt 2018 | 17:13

Pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në seancën e sotme, nesër (e premte) para nisjes së vazhdimit të seancës do të ketë një protestë para Kuvendit, ku do të kërkohet nga deputetët që marrëveshja të ratifikohet.

Këtë protestë e ka thirrur Fondacioni i Kosovës për Inovacion- iFOK.

“Në emër të Fondacionit të Kosovës për Inovacione- iFOK, ftojë OJQ-të e Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithpopullore para Kuvendit të Kosovës lidhur me përkrahjen e votimit të demarkacionit në Kuvend, për t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në vendet e BE-së”, është thënë në në njoftimin e këtij Fondacioni.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për demarkacionit me Malin e Zi pritet të mbahet nesër ( e premte) duke filluar nga ora 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë bërë thirrje…