Nesër protestohet për lirimin e Sylejman Selimit nga burgu

18 shtator 2018 | 17:26

Nesër (e mërkurë) do të mbahet një protestë paqësore me moton “Lirimi i çlirimtarëve nga burgu – për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe grupin e ‘Drenicës’”, të cilët sipas organizatorit të kësaj proteste, Arton Hoti, janë duke u mbajtur padrejtësisht në burg tash e tre muaj.

Hoti si bashkëluftëtar i gjeneral Sylejman Selimit, ka thënë se për protestën nesërme e ka përkrahjen e fuqishme edhe nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta do të mbahet në orën 12:00 tek Pallati i Drejtësisë në Prishtinë. (Kosovapress)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka falënderuar Grupin…