Nesër protestojnë kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik

07 prill 2021 | 12:01

Kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës do të protestojnë nesër (e enjte) para rektoratit të këtij universiteti.

Kjo protestë vjen pas vendimit të Universitetit të Prishtinës për të përsëritur provimin e doktoratës, të cilin e kundërshtojnë këta studentë.

“Ju njoftojmë që ditën e enjte me datë 08.04.2021, nga ora 12:00 do të vazhdojë protesta përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, nga studentët e Fakultetit Ekonomik, aty edhe do të prononcohemi për medie. Avokati i Popullit e ka dhënë opinonin e tij”, kanë njoftuar studentët protestues.

Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Avokati i Popullit tashmë kanë dhënë opinionin e tyre në favor të këtyre studentëve.

Kujtojmë që kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik kanë protestuar edhe më herët në lidhje me vendimin e marrë nga Universiteti i Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 6 prill 2021, policia në Suharekë pranoi një informacion…