Nesër shpallen më të mirët e vitit në hendboll

25 janar 2022 | 17:30

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) e vazhdon traditën e shpalljes së atyre që janë dalluar gjatë vitit paraprak.

Ndonëse të sfiduar fuqishëm nga pandemia, sukseset e hendbollit kosovar gjatë vitit 2021 nuk kanë munguar. Dhe ata që janë dalluar gjatë vitit të kaluar, do të nderohen e falënderohen në ceremoninë që do të mbahet të mërkurën më 26 janar.

Bordi i FHK-së ka vendosur që ceremonia “Laureatët e Vitit 2021” të mbahet në Hotel International Prishtina, më 26 janar nga ora 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së shpejti edhe zyrtarisht Anthony Martial do të jetë futbollist…