Nesër takohen Kurti e Mustafa, flasin për postet ministrore

21 nëntor 2019 | 11:55

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër (e premte) do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

Kurti, i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, ka theksuar se me Mustafën do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura, përfshirë postet ministrore dhe çështjen e presidentit.

Më tutje, Kurti është shprehur i vendosur për të mos bërë koalicion me Listën Serbe, teksa ka thënë se edhe ndarja e ministrive është çështje e negociatave.

“Kryeministrin e ka përcaktuar populli më 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti në largim i Këshillit Evropian, polaku Donald Tusk, është…