Nesër varroset 25-vjeçari nga Juniku që vdiq në aksident trafiku në Gjermani

11 maj 2021 | 15:04

Një i ri nga Juniku i cili jetonte në Gjermani ka vdekur para dy ditësh si pasojë e një aksidenti trafiku.

Familjarët e tij përmes një njoftimi në “Facebook” kanë bërë me dije të ditur se i ndjeri do të varroset nesër në Gjermani, kurse të pame do t’i hapin në vendlindjen e tij në Junik.

“Të nderuar miq, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i djalit tonë, Lirim Adem Krasniqi, bëhet nesër (e mërkurë, 12.05.2021) në ora 90:00 në Singen te Gjermanisë, ndërsa e pamja te shtunën (15.05.2021) në Junik-Kosovë (te shtëpia), duke filluar nga ora 8:00 deri 14:00!”, ka njoftuar familja Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Yll Hoxha do të largohet nga Feronikeli në fund…