Hoxha largohet nga Feronikeli, ky pritet të jetë klubi i ri

11 maj 2021 | 15:02

Futbollisti Yll Hoxha do të largohet nga Feronikeli në fund të këtij edicioni.

33-vjeçari nga Prishtina, i cili pjesë e Feronikelit është që nga viti 2017 tashmë e ka vendosur të ardhmen. “Zeri.info” mëson ekskluzivisht se Hoxha do t’i bashkohet ekipit të Gjilanit, skuadër e cila në edicionin e ardhshëm pritet që të jetë një ndër klubet më të forta në elitën e futbollit kosovar.

Hoxha e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist dhe të pasuruar me trofe.

Ai më parë ka qenë pjesë edhe e Kukësit, Flamurtarit të Vlorës, Vllaznisë së Shkodrës Hysit (klub që tashmë është shuar), FC Prishtinës, Flamurtarit të Prishtinës dhe skuadrës nga Finlanda, TPS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës të premten miratoi programin e saj 2021-2025.…