Netanyahu paraqet propozimin për refuzimin e njëanshme të një shteti palestinez

18 shkurt 2024 | 15:02

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të dielën se ai i ka paraqitur qeverisë së tij një rezolutë që refuzon deklaratën e njëanshme të një shteti palestinez, në përgjigje të një plani të supozuar të ShBA-së për të vendosur një “afat përfundimtar” për krijimin e Palestinës, shkruan “Times of Israel”.

Netanyahu u ka thënë ministrave që të nënshkruanin dokumentin “në kohën e deklaratave të dëgjuara kohët e fundit në komunitetin ndërkombëtar, për përpjekjen për t’i imponuar Izraelit një shtet palestinez në mënyrë të njëanshme”.

“Izraeli kundërshton plotësisht diktatet ndërkombëtare për një zgjidhje të përhershme me palestinezët. Një zgjidhje e tillë mund të arrihet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta mes palëve pa parakushte”, është thënë  në rezolutë.

Dokumenti ka theksuar  se “Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez”.

Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja dhe vende të tjera perëndimore kanë mbështetur idenë e një shteti të pavarur palestinez, por kanë thënë  se pavarësia palestineze duhet të jetë pjesë e një zgjidhjeje të negociuar.

Netanyahu ka refuzuar vazhdimisht mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez pas luftës kundër Hamasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 57 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia, nga…