Netanyahu ringjall planet për të mbyllur ‘Al Jazeera’-n në Izrael

01 prill 2024 | 15:09

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, planifikon të mbyllë kanalin e lajmeve “Al Jazeera” në Izrael, ka njoftuar partia e tij Likud.

Kryeministri do të mbledhë sot ligjvënësit për të miratuar masën kundër stacionit televiziv satelitor të Katarit, ka njoftuat partia e tij.

Nëse ligjet e nevojshme ratifikohen, Netanyahu “do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbyllur ‘Al Jazeera’-n në përputhje me procedurën e përcaktuar në ligj”, është thënë në deklaratën e partisë.

Administrata e Netanyahut e ka kundërshtuar prej kohësh kanalin e lajmeve, duke pretenduar se transmeton mbulim të njëanshëm të konflikteve që përfshijnë Izraelin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…