Neuer pezullohet me dy ndeshje për vitin e ardhshëm
05 dhjetor 2024
| 15:30
Manuel Neuer mori kartonin e kuq të parë në karrierën e tij si profesionist. Portieri i Bayern Munich, u ndëshkua në sfidën e Kupës ndaj Leverkusen, pas një dalje të gabuar në minutën e 17-të.
Kartoni i kuq i 38-vjeçarit i kushtoi rëndë Bayern-it, që u mposht minimalisht dhe u eliminua te Kupa. Sipas Federatës Gjermane, Neuer është pezulluar për dy ndeshje.