Neuer vazhdon me Bayern Munchenin
13 maj 2026
| 16:02
Portieri Manuel Neuer do të vazhdojë rrugëtimin me Bayern Munchenin.
40-vjeçari ka arritur marrëveshje me bavarezët deri në qershor të vitit 2027, shkruan “Bild”.
Në ditët e ardhshme pritet miratimi përfundimtar nga ana e avokatëve të të dyja palëve.
Më pas pritet edhe nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes për vazhdimin e kontratës.



