Neueri: City na tregoi se si duhet ta mposhtim Liverpoolin

13 janar 2019 | 15:07

Kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer, ka thënë se Pep Guardiola i ka treguar ish-skuadrës së tij si fitohet ndaj Liverpoolit.

“Bavarezët” dhe “Të Kuqtë” do të ndeshen në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që do të luhet më 19 shkurt, ndërsa ajo e kthimit më 13 mars. Manchester City i ka shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon të Premier Ligë, Liverpoolit, duke e mundur ekipin e Jurgen Klopp me rezultatin 2-1 në “Etihad” në fillimin e këtij viti.

“E kam parë Liverpoolin kundër Cityt dhe kam kuptuar se nuk janë të pathyeshëm. E kemi parë të gjithë këtë dhe nuk mendoj se Liverpool ka dëshirë të luajë kundër Bayernit. Kanë një ekip shumë të mirë dhe po zhvillojnë një sezon të madh. Janë të rrezikshëm në kundërsulm dhe nuk pësojnë shumë gola. Por unë mendoj se shanset tona për të fituar janë 50-50”, ka thënë Neuer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri “Falë i qofshim Kosovës” i autores Elife Luzha, është…