Neueri flet për ndeshjen ndaj Francës

05 shtator 2018 | 14:20

Gjermania do të luajë kundër Francës në ndeshjen e parë pas dështimit në Botërorin “Rusi 2018.

“Gjëja më e mirë është që do të luajmë menjëherë kundër një skuadre kaq të mirë. Duam të tregojmë se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer.

“Duam të luajmë futbollin më të mirë kundër kampionëve të botës. Duam ta shijojmë të luajmë përsëri. Do të jetë një detyrë e vështirë, por ne duam të fitojmë në shtëpi. Stadiumi do të jetë i mbushur plot dhe kjo është një shenjë e mirë se njerëzit duan që të na shohin të luajmë përsëri. Do japim gjithçka për t’i bërë të lumtur”, ka deklaruar Neuer.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotograf britanik ka krijuar një koleksion fotosh ku tregon…