Neueri i lënduar, Bayerni në kërkim të një portieri

11 janar 2023 | 12:41

Në shtëpinë e Bayern Munchen janë shumë të shqetësuar për dëmtimin e Manuel Neuer. Kapiteni pësoi një frakturë në këmbë gjatë pushimeve teksa po bënte ski, një dëmtim që mbylli përpara kohe sezonin e tij.

Drejtuesit e Bayernit po bëjnë llogaritë jo vetëm për të tashmen, për të gjetur një zëvendësues të shpejtë, por po mendojnë më gjatë se sa ky sezon, pasi tashmë Neueri nuk ofron më garanci as për të ardhmen.

Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, Neueri nuk është më i paprekshëm, por Oliver Kahn dhe stafi i tij po mendojnë për një zëvendësues afatgjatë. Sipas medieve, në listën e dëshirave janë portierë si Yann Sommer, Livakoviq, Bono, Navas dhe “Dibu” Martinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit…