Neville këshillon Southgaten për formacionin ndaj Ukrainës

02 korrik 2021 | 16:38

Legjenda angleze, Gary Neville e ka këshilluar trajnerin Gareth Southgate në lidhje me formacionin titullar të Anglisë për ndeshjen me Ukrainën, ndërsa ka propozuar rikthimin e Mason Mount në ekip.

Anglia nesër (e shtunë) përballet me Ukrainën në kuadër të ndeshjen çerekfinale në “Euro 2020” dhe ekipi është i kompletuar.

Megjithatë, trajneri Southgate ka pasur vështirësi në zgjedhjen e formacionit, pasi ka në ekip shumë yje dhe disa herë është detyruar të bëjë zgjidhje të dhimbshme.

Legjenda Neville është munduar ta ndihmoj Southgaten duke i propozuar një formacion titullar në ndeshje ndaj Ukrainës.

Neville ka thënë se ylli i Chelseat, Mount duhet të kthehet në formacionin titullar pas dy ndeshjeve mungesë shkaku i infektimit me Covid-19, ndërsa e këshilloi trajnerin e Tre Luanëve të përdor një formacion 4-2-3-1.

Në mesfushës, përveç Mount, Neville ka thënë se duhet të luajnë edhe Declan Rice e Kalvin Philipps nga mbrapa, ndërsa Phil Foden dhe Raheem Sterling nga krahët.

Portieri sipas legjendës angleze duhet të vazhdoj të mbetet Jordan Pickford dhe mbrojtja të formohet nga Kyle Walker, John Stones, Harry Maguire dhe Luke Shaw. Sulmuesi i vetëm në formacionin e këshilluar nga Neville duhet të jetë kapiteni Harry Kane.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka…