New York, ezani lejohet nga altoparlantët me rastin e Ramazanit

01 prill 2023 | 17:48

Me fillimin e muajit të Ramazanit, për herë të parë filloi të thirret ezani nga altoparlantët në xhamitë në New York, raporton Anadolu.

Në tri xhami në lagjen Astoria në Queens, ku shumica e popullsisë përbëhet nga muslimanë me origjinë shqiptare, boshnjake dhe arabe, zëri i ezanit mund të dëgjohej nga jashtë.

Muslimanët që dëgjuan thirrjen për namaz pranë Qendrës Islame Astoria, Dar Al-Dawah Masjid dhe Xhamisë Al-Iman, u dyndën për t’u falur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se moszgjidhja e…