Newcastle dështon në shtëpi ndaj Nottinghamit

26 dhjetor 2023 | 16:47

Newcastle u mund 1-3 në shtëpi nga Nottingham, në ndeshjen e Premier League. “Qymyrxhinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 23-të me Isak, i cili shndërroi në gol një penallti.

Gjithsesi, mysafirët nuk  u dorëzuan dhe përmbysën shifrat. Protagonist absolut i këtij takimi ishte sulmuesi nga Zelanda e Re, Chris Wood. Wood bëri heroin në këtë sfidë, duke shënuar 3 gola.

Ai fillimisht realizoi në fundin e pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë “tundi rrjetën” dy herë. Newcastle e sheh veten në vendin e shtatë me 29 pikë. Nottingham merr kështu 3 pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë dhe e sheh veten në vendin e 16-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Observatori i futbollit, “CIES”, ka publikuar së fundmi raportin mujor…