Newcastle ‘keqtrajton’ Tottenhamin

23 prill 2023 | 17:32

Newcastle i shkaktuar Tottenham-it një disfatë të thellë. “Qymyrxhinjtë” duket se e kanë seriozisht këtë sezon në Premier League dhe janë në rrugën e mbarë për kualifikimin në Champions League, teksa sot pasdite në St. James’ Park (Newcastle) fituan me shifrat  6-1 ndaj Tottenham.

Një rezultat historik, vështirë se do mund të harrohet në historinë e kampionatit anglez.

Sipari i golave u hap në minutën e dytë me Murphy. Brenda pjesës së parë, Murphy shënon edhe një tjetër gol, ndërsa më pas e patën radhën lojtarë si Joelinton dhe dopietë e Isak.

Goli i Kane shërbeu vetëm për ngushëllim, në të 67-tën Wilson “tund rrjetën” e Lloris.

Me këtë rezultat, Newcastle renditet në vendin e 3-të me 59 pikë. Në krahun tjetër, ekipi i Stellinit i pesti me 53 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi ka barazuar 1-1 në shtëpi me Dukagjinin në kuadër…