Newcastle konfirmon transferimin e Botmanit

29 qershor 2022 | 11:21

Newcastle United e ka fituar konkurrencën e madhe për transferimin e Sven Botman nga Lille. Botman ishte cak i interesimit të shumë klubeve evropiane e në veçanti nga Milani, por në fund Newcastle e ka fituar garën. Është vet klubi anglez që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e lojtarit.

“Newcastle United ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me LOSC Lille për të nënshkruar me mbrojtësin holandez Sven Botman për një tarifë të pazbuluar, duke penguar konkurrencën nga një mori skuadrash evropiane për të siguruar qendërmbrojtësin shumë të vlerësuar”.

“Botman ka përfunduar testet mjekësore në Tyneside dhe ka rënë dakord për kushtet e një kontrate pesëvjeçare”.

“Formalitetet e transferimit pritet të përfundojnë këtë javë, pas së cilës 22-vjeçari do të bëhet zyrtarisht lojtar i Newcastle United”, thuhet në njoftim.

Çmimi i transferimit nuk është konfirmuar, por thuhet se Botman i ka kushtuar “Laraskave” rreth 40 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kredinë prej 10 milionë eurosh, NVM-ve do t’u ofrohet…