Newcastle planifikon transferimin e dy yjeve

20 korrik 2020 | 11:39

Newcastle United po mendon për merkaton e verës dhe ideja e tyre është e çmendur. “Qymyrxhinjtë” nuk do të kenë probleme me paratë, pasi drejtuesit e tyre të ardhshëm janë njerëzit më të pasur në botë. Emri i parë në merkaton e verës është Cristiano Ronaldo.

Portugezi është 35-vjeçar, por drejtuesit besojnë se ai mund të jetë lideri i tyre. Ata nuk e kanë problem ta bindin në aspektin monetar, ndërsa në krahun tjetër ylli mund të rikthehet sërish në Premierë Ligë, përpara se ta mbyllë karrierën në MLS siç dëshiron. Ronaldo nuk do të jetë futbollisti i vetëm që kërkon Newcastle, pasi ata duan t’i bashkëngjisin dhe Benzemës.

Të dy njihen mirë me njëri-tjetrin që prej kohës kur kanë luajtur te Real Madridi. Newscastle kërkon të rikthejë sërish një pjesë te Realit në Angli. Ata janë gati të paguajnë deri në 50 milionë euro për francezin sipas asaj që shkruan “Don Balon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, është duke qëndruar…