Nexhmi Rudari: Do të fitoj pa balotazh

20 shkurt 2020 | 09:05

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është shprehur i bindur se qeverisja e LDK-së në këtë komunë do të vazhdojë edhe pas 15 marsit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto zgjedhje do t’i fitojë në raundin e parë.

Rudari ka vlerësuar se elektorati i LDK-së në këtë komunë është stabil dhe nuk ka lëvizur.

Sipas tij, forca e votuesve të LDK-së në Podujevë do të shihet në ditën e zgjedhjeve.

Rudari ka thënë se dy kundërkandidatët e tij, Shpejtim Bulliqi nga LV-ja dhe Naim Fetahu nga PDK-ja nuk i sheh konkurrentë në këtë garë pasi, sipas tij, atyre u mungon përvoja në qeverisjen lokale.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori Grenell pritet emërohet në pozitën e Shefit të Intelegjencës…