Neymari: Botërori, ëndrra ime!

17 maj 2018 | 11:01

Neymar Junior u shpreh në një intervistë për kanalin brazilian “TV Globo” se është ndier shumë i frikësuar nga ideja se mund të mos luante në botëror, pas dëmtimit që pësoi në kavilje në muajin shkurt.

“Askush nuk është frikësuar më shumë se unë. E di se njerëzit janë nervozë, por jo më shumë se unë. Jam në ankth për t’u kthyer sa më parë. Ky është një nga momentet më të vështira që kam përjetuar, sepse jemi kaq pranë ëndrrës sime, Kupës së Botës. Falë Zotit kam një tjetër mundësi për t’u bërë kampion bote me vendim tim. Është një ëndërr që e kam pasur që fëmijë. Ky është objektivi im kryesor”, ka thënë Neymari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Giuffredi, përfaqësues i Elseid Hysajt, ka folur rreth gjendjes…