Neymari: Dua të ndryshoj

30 korrik 2018 | 12:43

Neymar ka kaluar çaste të vështira pas eliminimit të Brazilit nga Belgjika në Botëror.

Ai u vendos në qendër të kritikave për rrëzimet e tij në fushë dhe se impenjimi i tij nuk ishte maksimal.

“Shenjat e takave në pulpë, gjunjët në shtyllën kurrizore, ju mendoni se unë e teproj. E vërtetë, e ekzagjeroj ndonjëherë por unë vuaj në fushë”, ka thënë Neymar, i cili betohet se do të jetë një person tjetër pas kritikave dhe se ka kaluar çaste të vështira. “Mu desh kohë e gjatë që të pranoja kritikat tuaja. Jam parë në pasqyrë dhe jam transformuar si njeri. Unë u rrëzova, por vetëm ai që rrëzohet, ringrihet. Më ndihmoni të qëndroj në këmbë, sepse kur unë jam në këmbë gjithë Brazili është me mua”, ka deklaruar sulmuesi i PSG-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj…