Neymari ka kërkuar të luajë me Ronaldon

06 maj 2018 | 15:14

Edhe pse kishin disa kohë që në aksin Madrid-Paris zhurmat ishin zeruar, këtë herë ka menduar e përditshmja madrilene “Marca” që të rihapë “debatin” Neymar-Real.

Sipas burimeve të kësaj gazete, Neymar ka vendosur që ta marrë vetë në dorë situatën e së ardhmes së tij dhe braziliani duket se u ka dërguar një mesazh të qartë drejtuesve dhe njëkohësisht edhe Presidentit Florentino Perez, se ai kërkon që të luajë përkrah Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”, nga sezoni i ardhshëm.

Ish-ylli i Barcelonës, pasi luajti për katër vjet përkrah Lionel Messit, tashmë kërkon që të provojë të luajë edhe ndaj fenomenit tjetër të futbollit modern, Cristiano Ronaldos, me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer, pasi shpesh ata i kanë shprehur komplimentet njëri-tjetrit, por edhe kur u është dhënë mundësia që të luajnë së bashku, qoftë edhe si kundërshtarë, ata janë parë shumë miqësorë. Dhe ndoshta, sezonin e ardhshëm mund të jenë shokë ekipi te Reali.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar dy fotografi të Princit më të ri të…