Neymari mund të rikthehet në Santos

03 prill 2024 | 16:07

Neymar da Silva Santos Sr., baba dhe njëherësh menaxher i yllit të futbollit, Neymar Jr., e ka lënë të hapur mundësinë që futbollisti brazilian të rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Santos, në një të ardhme.

Përfaqësuesi brazilian aktualisht është duke u shëruar nga lëndimi i rëndë që e kishte pësuar në gju, ndërsa së fundmi ishte në stadium duke e përcjellë ndeshjen mes Santos dhe Palmeiras, duke i zgjuar spekulimet për një ribashkim me klubin e tij të dikurshëm, prej së cilit ishte transferuar në Barcelonë.

Neymar Sr., ka thënë se i biri i tij do të fokusohet fillimisht në shërim nga lëndimi dhe më pas të mendojë për një lëvizje eventuale.

“Ëndrra është mjaft e rëndësishme . Por, mendoj se kemi nevojë të jemi të qetë dhe të durueshëm për këtë. Neymar do të kalojë ende kohë jashtë Brazilit, më saktësisht në Arabinë Saudite. Rikthimi i tij do të ndodhë në një pikë. Por, ne duhet të kemi durim. Gjëja e parë është shërimi i tij, i cili nevojitet të jetë i mirë, i shkëlqyeshëm, për t’u rikthyer në nivele të larta. Të gjithë e dinë dashurinë që e kemi për Santos FC. Në këtë vend djali im e nisi karrierën”, ka përfunduar babai i futbollistit brazilian, Neymar da Silva Santos Sr. për “TNT Sports”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ADLIJE KAMBERI, shpall të pavlefshme deftesen e shkolles fillore “OSMAN…