Neymari rrezikon të mos luajë deri në vitin 2021

22 shtator 2020 | 15:28

Ylli i PSG-së, Neymar, rrezikon të dënohet me plot 8-10 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës së Ligës Franceze.

Sipas “El Partidazo de COPE” klubi i Marseilles disponon pamje të një rasti ku braziliani ofendon rëndë në bazë racore futbollistin japonez Hiroki Sakai. Në rast se kjo gjë vërtetohet, atëherë Neymar rrezikon të mos luajë deri në fillim të vitit 2021.

Organet përkatëse janë duke u marrë me këtë pretendim të klubi të Marsejës, teksa në ditët në vijim pritet të vijë edhe vendimi përfundimtar. Në rregullore është e përcaktuar qartë që ofendimet në bazë racore dënohen nga 8 deri në 10 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar me ministrin…