Neziri dhe Haliti përforcojnë Dukagjinin

08 korrik 2019 | 12:23

Skuadra e porsainkuadruar në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, Dukagjini, po vazhdon të përforcohet për stinorin e ardhshëm.

Dukagjini deri më tani ka bërë disa transferime. Së fundi te skuadra janë parë edhe Denis Haliti, i cili sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat e Dritës, dhe Flamur Neziri që ishte pjesë e Flamurtarit. Këto transferime për “KosovaPress” i ka konfirmuar vetë trajneri Xhengiz Rexhepi. “Po, kemi transferuar edhe Denis Halitin nga Drita si dhe Flamur Nezirin nga Flamurtari”, ka thënë Rexhepi, i cili ka shtuar se Dukagjini do të vazhdojë të përforcohet edhe me disa lojtarë.

“Jemi në bisedime edhe me katër lojtarë të tjerë të cilët shumë shpejt do të nënshkruajnë me klubin pasi që jemi shumë afër marrëveshjes me ta”, ka deklaruar Rexhepi. Ai nuk deshi të tregojë emra pasi që u shpreh se një gjë e tillë do të zbulohet kur të bëhet gjithçka zyrtare. Kujtojmë se Dukagjini u inkuadrua në Superligë këtë edicion pasi u rendit i dyti në Ligën e Parë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë (MD) nëpërmjet një deklarate për medie e…