Nga 24 marsi 1999, rrjedha e luftës për liri ndryshoj!

24 mars 2023 | 00:13

Shkruan: Zafir Berisha

Para 24 vitesh,

24.03.1999, ishim në lagjen ‘’Tusuz’’ me Isën, Rrustemin e Strugën, duke pritur kohën që përmes Besnikut të takoheshim me Samidinin “Hoxhën” dhe bashkëluftëtar të tjerë.

Pak para orës 20:00, Prizreni gjëmonte nga sirenat e alarmit të luftës ku papritmas në RTSH jepet lajmi: Filloj sulmi NATO-s mbi Jugosllavi…!

Dolëm nga shtëpia ku qëndronim, dhe në lagje takuam shumë qytetar të cilët ishin të shqetësuar dhe nuk e dinin çka po ndodhën dhe si të veprojnë.

Prizreni përveç sirenave trishtuese të luftës, gjëmonte dhe dridhej edhe nga lëvizjet e tankeve dhe mjeteve tjera luftarake, të cilat largoheshin nga kazerma e ushtrisë serbe në Bazhdarane dhe fshiheshin nga bombat e NATO-s në fabrikën e “Farmakosit” e cila ishte përballë lagjes Tusuzit.

Biseduam me qytetarët që i takuam dhe ju kërkuam që të ruajnë qetësin, mos të lëvizin nga shtëpitë dhe lagjja në ato rrethana, deri sa ne vazhduam misionin e luftës për lirin e Kosovës!

Nga 24 marsi 1999, rrjedha e luftës për liri ndryshoj!

Filloj fillimi i fundit të okupimit serbo-sllavë në Kosovë, ky fund nuk ishte i lehtë sepse u depërtuan me forcë afro 1 milion shqiptar nga Kosova, ndodhën qindra masakra kundër qytetarëve të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptar, u bënë shumë beteja titanike të luftëtarëve të UÇK-së kundër forcave serbe dhe mercenarëve sllavo-rusë, që në fund të vijë 12 qershori 1999 dhe Kosova të frymoj lirisht.

Lavdia u takon atyre që sakrifikuan dhe u flijuan për liri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, ish-presidentja…