Nga 3 janari rreth 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportë të Kosovës

23 janar 2024 | 11:23

Sipas të dhënave të Agjencinë për Regjistrim Civil, afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaportë të Republikës së Kosovës që nga 3 janari i këtij viti.

Ky numër është duke u konsideruar mjaft i madh dhe se pajisa me pasaportë për qytetarët është duke marrë kohë më shumë se një muaj.

Ndërsa zyrtarë në Aeroportin “Adem Jashari”, kanë njoftuar se nga data 1deri më 15 janar 2024, në  këtë aeroport janë regjistruar 103 248 udhëtarë në shkuarje, apo 20 531 udhëtarë më shumë se dyjavëshin e parë të vitit 2023.

Në anën tjetër, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më 19 janar, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3 687 autobusë, ndërsa kanë dalë nga të gjitha pikat kufitare 2 408 autobusë. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka…