Nga Ballkani largohen tre futbollistë

10 qershor 2021 | 13:19

Skuadra e Ballkanit ka konfirmuar se janë larguar tre futbollistë të shquar.

Bëhet fjalë për Mirlind Dakun, Arbër Hoxhën dhe Arbër Shalën. Daku do të rikthehet në skuadrën e Osjekut, kurse Hoxha pritet që karrierën ta vazhdojë në njërën prej ligave evropiane.

“Huazimi i Mirlind Dakut nga NK Osjek (Kroacia) i cili duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë hyri në histori si golashënuesi me i mirë, skadon në këtë muaj gjatë së cilit ai do të kthehet në klubin kroat. Daku na ka dhuruar shumë emocione gjatë kohës sa ka djersitur fanellën e portokalltë, të cilin e falënderojmë dhe  i dëshirojmë shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës. Anësori këmbëshpejtë Arbër Hoxha pas bashkëpunimit dy vjeçar ka vendosur qe fatin e tij sportiv dhe ngritjen si futbollist profesionist ta kërkojë në njërën nga ligat e Evropës. Klubi falënderon Arbërin duke i dëshiruar shumë sukses në klubin e ri.  Arbër Shala mbrojtësi i majtë ndan rrugët me FC Ballkani pas një periudhe 6 mujore sa ka qëndruar në detyrat e tij, të cilat i ka kryer me shumë përkushtim, duke e falënderuar Arbrin i urojmë shumë suksese gjatë karrierës në vazhdim”, thuhet në njoftimin e FC Ballkani.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me Oliver Varhelyi,…