Nga Boris Johnson, me dashuri! Raketa hedhës Stormer për Ukrainën: Përmirësojnë mbrojtjen ajrore ditën dhe natën

25 prill 2022 | 18:06

Mbretëria e Bashkuar do t’i dhurojë Ukrainës një “numër të vogël” të mjeteve të luftës Stormer me lansues raketor anti-aeroplanë Starstreak për të fuqizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, shkruan BBC.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, u tha anëtarëve të parlamentit se mjetet do të përmirësojnë kapacitetet anti-ajrore në rreze të shkurtë gjatë ditës dhe natës”.

Ai tha se raketat Starstreak tashmë kanë arritur dhe janë përdorur në Ukrainë gjatë tri javëve të fundit.

Tutje, Wallace vlerësoi rezistencën e Ukrainës që tha se ajo “është një inspirim për të gjithë ne”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ia ka arritur të sigurojë…