Nga dashuria, në akuza për tradhti dhe dhunë/ Sot gjyqi për zgjidhjen e martesës së Princ Lekës dhe Elia Zaharias

18 mars 2024 | 11:23

Ditën e sotme do të zhvillohet në gjykatë seanca për zgjidhjen e martesës së ish-çiftit, Princ Leka dhe Elia Zaharia.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 Janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës. Çifti u ndanë vitin e kaluar pas 15 vitesh së bashku mes akuzave për dhunë e tradhti.

Më 5 Mars ata u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa familja mbretërore përpiqet të lërë pas vetes ‘PhotoGate’ të…