Nga dhjetori prishtinasit rezultatin për Covid-19 e marrin për 15 minuta

23 nëntor 2020 | 08:28

Në 10 ditët e ardhshme pritet që qytetarët e Prishtinës të mund të kryejnë teste të shpejta për Covid-19 dhe rezultatin ta marrin brenda ditës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka dhënë detaje.

“Një risi e cila do të ndodhë në fund të javës së ardhshme, brenda 10 ditësh do të jenë testet e shpejta me strisho, antigjen”, tha Gashi për RTV Dukagjini.

“Kemi arritur që të porosisim 18 mijë teste për kryeqytetasit. Janë teste rapide që kryhen me aparatura të sofistikuara dhe janë të fundit në botë që janë shumë të suksesshme dhe kanë një përqindje të besueshmërisë prej 97 përqindësh”, shtoi ai.

Për një hap të tillë Gashi thotë të jenë këshilluar me IKShPK-në dhe ekspertë të këtij lëmi.

“Brenda 15 minutave do ta tregojnë rezultatin e qytetarëve që do të testohen për antigjen Covid-19”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përse vijojmë t’i dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur…