Nga e mërkura komuna e Mitrovicës do të merr aksion për lirimin hapësirave publike

31 maj 2021 | 14:06

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve.

Temë diskutimi ka qenë njoftimi mbi testin e arritshmërisë të nxënësve të klasave të nënta, aktivitetet që do të shënohen me rastin e 1 qershorit – Ditës së Fëmijëve, punimet në renovimin e stadiumit “Adem Jashari”, si dhe janë shqyrtuar një varg çështjesh të tjera me interes për qytetarët e kësaj komune.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive tjera komunale që të dërgojnë planifikimin e buxhetit për vitin 2022, pasi afati i fundit përfundon nesër (e martë).

Sa i përket mbajtjes së testit të arritshmërisë të nxënësve të klasave të nënta, drejtori për Arsim, Skender Avdiu, ka thënë se këtij testi i janë nënshtruar gjithsej 1 100 nxënës të Komunës së Mitrovicës, ku kanë qenë 137 monitorues dhe 20 mbikëqyrës nga Ministria e Arsimit, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe mësimdhënës. Sipas tij, procesi është zhvilluar pa ndonjë parregullsi.

Po ashtu, ai ka njoftuar se Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, respektivisht Njësinë për të Drejtat e Njeriut ka organizuar disa aktivitete për nder të 1 qershorit – Ditës së Fëmijëve të cilat do të mbahen të martën.

Ndërkaq drejtori i DKRS-së, Tafil Peci, ka informuar të pranishmit lidhur me punimet të cilat janë duke u zhvilluar në renovimin e stadiumit “Adem Jashari”. Ai ka bërë me dije se janë vendosur rrethojat si shenjë sinjalizuese e fillimit të punimeve, për të vazhduar pastaj me rregullimin e hapësirave të brendshme të stadiumit.

Për hapësirat e uzurpuara komunale në këtë mbledhje ka folur drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, i cili ka thënë se u ka dërguar shkresë zyrtare të gjitha subjekteve afariste se nga dita e mërkurë duhet t’i lirojnë të gjitha trotuaret dhe nuk do të lejojnë të uzurpohet asnjë hapësirë publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Mërgim Pefqeli e ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e…