Pefqeli zyrtarizon largimin nga Prishtina

31 maj 2021 | 14:04

Futbollisti Mërgim Pefqeli e ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Prishtinës.

Anësori ka treguar se nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me skuadrën kryeqytetase, derisa ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar në rrugëtimin drejt shpalljes kampion në Superligë.

“Dua t’ju njoftoj që nuk jam më pjesë e Klubit të Futbollit ‘Prishtina’, duke mos arritur pajtim për ta vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit. Dua që t’i falënderoj të gjithë kontributdhënësit e klubit, stafin teknik dhe bashkëlojtarët e mi, me të cilët ia arritëm qëllimit ta sjellim titullin e kampionit pas shumë viteve. Po ashtu, dua ta falënderoj tifo-grupin ‘Plisat’ për mbështetjen e padiskutueshme. Së fundi, i dëshiroj klubit suksese në garat evropiane dhe të na përfaqësojnë denjësisht”, ka shkruar Pefqeli në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti,…